“Paratë e librit, për fëmijët e ngujuar nga gjakmarrja”

Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Arbana Osmani ështënë përgatitje të librit të saj të parë me receta gatimi.
Ajo vazhdimit në rrjetin social Instragram publikon fotografi nga recetat duke dhënë edhe informacione për librin.
Ndërkaq, paratë që ajo to t'i grumbullojë nga shitja e librit ka menduar ti dhurojë për edukimin fëmijëve në Shqipëri të cilët kanë fatin e hidhur të jenë të ngujuar si pasojë e gjakmarrjes.
“Përpara se të filloja të shkruaja librin tim të parë me receta gatimi, isha tërësisht e vendosur që të ardhurat që do të përftoja nga shitja e librit do të shkonin në adresë të dikujt që ka nevojë. Para disa muajsh, me mikun tim Filip Cakulin dhe redaksinë e Fiks Fare zgjodhëm që përftuesit do të jenë fëmijët e ngujuar si pasojë e gjakmarrjes. Uroj me gjithë zemër, te paktën te mundemi t'iu ofrojmë mësues ne shtëpitë e tyre, duke shpresuar se te gjithë Bashkë do të luftojmë që në të ardhmen e afërt, "ditën e parë të shkollës" ta gëzojnë edhe ata”, ka shkruar Arabna në Insatagram./Indeksonline/