E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dafina Zeqiri lutet për Namazin e Xhumasë

Këngëtarja Dafina Zeqiri është një nga emrat më të dashur të estradës kosovare. 

Ndonëse ajo i ka mësuar fansat e saj të jenë të njoftuar për të gjitha të rejat që kanë të bëjnë me jetën e saj profesionale, ajo sot postoi diçka ndryshe nga ato të kaluarat. Dafina, përmes një postimi në profilin e saj në facebook, është lutur që t'u jetë pranuar Namazi i Xhumasë.

Kjo kënaqi disa nga fansat e saj, të cilët tashmë kanë edhe më shumë arsye ta duan, në rast se ajo vërtetë ndihet fetare aq sa u shprehë.
Përndryshe Dafina është duke punuar intenzivisht në albumin e saj të ri i cili ka nisur të punohet në kohën kur ajo qëndroi në Amerikë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›