E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dafina për "Plisat"

Dafina Zeqiri, pasi shënoi rikthimin e saj në skenën muzikore shqiptare në koncertin “Thank you USA” , vazhdon të jetë aktive me koncerte festive.

Ajo ka performuar në koncertin e organizuar nga tifozët e Prishtinës, "Plisat'',  të mbajtur mbrëmë, në sheshin "Nëna Terezë", në Prishtinë. Mes artisteve të ftuar ishin edhe Baba Stars, NR, Kaos e Klepto, por Dafina ishte mysafire speciale, që nga "Plisat'' madje u cilësua si "hyjnesha e mbrëmjes".

  Këngëtarja ka udhëtuar drejt kryeqytetit shqiptar, ku sonte performon në koncertin e organizuar nga bashkia e Tiranës, e më pas rikthehet në Prishtinë, për ''Rrënqethu shqip'', që mbahet më 27 nëntor, në stadiumin e Prishtinës. /R.K./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›