E Diel, 1 Nëntor 2026

Rita feston ditëlindjen

Këngëtarja Rita Ora, e cila tashmë gëzon sukses ndërkombëtar në muzikë, sot feston ditëlindjen e saj të 22-të.

Derisa shumica e moshatareve të saj zgjedhin për të veshur këpucë me taka e minifunde për festën e ditëlindjes, Rita Ora ka zgjedhur një kostum, që gjason në zog, me ngjyrat bardh e kaltër. 
Lidhur me këtë, ajo ka marrë kritika pozitive nga MTV, duke e cilësuar kostumin e saj si "epik".

Bazuar në fotografitë e publikuara në rrjetet  sociale, këngëtarja ka zgjedhur që ditëlindjen e saj ta festojë larg vëmendjes së mediave, në një zonë të qetë rurale.

Duket se Rita ka edhe një arsye shtesë për festë, pasi sipas mediave britanike ajo ka fituar një rol filmik në pjesën e gjashtë të filmit “The fast and the furious ”. /R.K./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›