Dagestan, forcat e sigurisë sulmojnë militantët
Forcat e sigurisë në Degestan kanë ndërmarrë sot sulme ajrore kundër grupeve militante në afërsi të kryeqytetit Mahaçkala.
Ndërkohë në një tjetër sulm në Degestan forcat e sigurisë kanë vrarë një militant në qarkun Kasavurt.
Ditën e djeshme, në dy incidente të ndryshme në Dagestan, janë vrarë tre militantë dhe një polic.
Në këtë hapësirë, gjatë javës së fundit, forcat e sigurisë i kanë vrarë shtatë militantë të dyshuar.
Nga dhuna ndërmjet militantëve të dyshuar islamikë dhe forcave të sigurisë në rajonin e Kaukazit Verior të Rusisë, gjatë një viti janë vrarë dhjetëra persona.