Daily Telegraph demshperblen Cristiano Ronaldon

Sulmuesi i Real Madrid i ka fituar nje ceshtje gazetes Daily Telegraph qe ne korrik te vitit 2008 publikoi nje lajm ku shkruhej se Ronaldo kishte festuar ne nje diskoteke te Los Angeles nderkohe qe po rekuperohej nga demtimi.
Gazeta ka pranuar qe informacioni ishte i pasakte dhe duhet te demshperbleje futbollistin per demet qe i ka shkaktuar dhe koston e gjyqit.
Tabloidi publikoi para dy vitesh se lojtari qe ne ate kohe luante per Manchester United u paraqit ne nje diskoteke me paterica ne kohen qe ishte i demtuar. Por sipas Daily Telegraph portugezi nuk kishte nevoje per paterica kur filloi te kercente me kater modele.
Edhe pse ishte ne diskoteke Cristiano nuk ka pire alkool ate dite sepse ai nuk pi asnjehere alkool. Gjithashtu nuk ka kercyer dhe nuk ka lene asnjehere patericat u shpreh avokati i tij.