E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehu/Luaj/Perpara

Instituti i Artit Bashkekohor paraqet sonte ora 18.00 ne Galerine ZETA ne Tirane nje ekspozite qe vjen si rrjedhoje e kerkimit dy mujor te artisteve te rinj Ledia Kostandini Marlene Hausegger dhe Enkelejd Zonja.


Kthehu/Luaj/Perpara paraqitet si nje reflektim mbi gjendjen aktuale ne Shqiperi dhe shenon perpjekjet e para per te ndertuar nje marredhenie me te shkuaren tone te afert nga nje kendveshtrim i dinamikes se sotme mes globales dhe lokales me vemendje ne zhvillimet e dites ne shoqerine dhe politiken shqiptare.


Kjo ekspozite deshmon per nje levizje te re ne ndjeshmerine artisteve shqiptare te brezit te ri te cilet duket se dalengadale po i largohen habitjes me ndryshimet e dukshme ne peizazhin e qytetit dhe po perqendrohen ne domosdoshmerine e nje te kuptuari me te thelle te dikotomise mes te shkuares dhe te tashmes.

Kerkimi dhe ekspozimi i tre te rinjve behet fale programit te Rezidences per Artiste te TICA-s me mbeshtetjen e FAVA - Fondacioni Per Arte Pamore dhe Ambasades Austriake ne Tirane.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›