Dajti Duccedilkollarin e vrau kolegu i tij

Dritan Dajti vendos të flasë për ngjarjen e 7 gushtit 2009, duke akuzuar
oficerin e policisë Flamur Gashi, si autor i vrasjes së kolegut të tij
të Njësisë Speciale Saimir Duçkollari.
"Saimir Duçkollari është vrarë nga kolegu i tij Flamur Gashi, i cili e ka qëlluar nga prapa me armë. Këtë fakt e konfirmon edhe ekspertiza mjeko-ligjore e të ndjerit", tha Dajti, duke hapur kështu atë që më parë e ka quajtur 'Kutia e Pandorës'. Në reagimin e saj në seancë Prokuroria tha se deklarimet janë të pambështetura në prova dhe se në trupin e të ndjerit Duçkollari u gjet plumbi i pistoletës së Dritan Dajtit. Seancën e shkuar Dajti paralajmëroi se do të fliste për vrasjen e Duçkollarit, madje ftoi edhe familjarët e tij të ishin në sallën e gjyqit për të marrë vesh, atë që sipas tij, është e vërteta. / Top Channel