E Diel, 1 Nëntor 2026

Dajti gjunjëzon sërisht gjykatën, dështon seanca: Po abuzoni me mua

dritan-dajtiTiranë- Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit të drejtësisë shqiptare Dritan Dajti është shtyrë sërish sepse mungonin dy avokatët që mund të përfaqësonin çështjen.

Sakaq vetë i akuzuari Dritan Dajti tha se gjyqtarët e çështjes po abuzojnë me procesin ndaj tij. Sakaq dje odisenë e zvarritjeve të proceseve gjyqësore në ngarkim të e Dajtit e ka komentuar edhe nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa.

Sipas Cefës, dështimi i sistemit gjyqësor me rastin Dajti për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës për të, duhet të sjellë një sensibilizim të tyre që ky proces të mos shkojë drejt rrugës që ka hyrë, dështimit. Sipas tij, KLD-ja i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme.

Situata me procesin e Dritan Dajtit, i njohur prej kohesh. Kryetari i gjykatës ka informuar KLD-në e institucionet gjyqësore. Ne kemi marrë të gjitha masat që janë të bazuara në ligj ndaj të gjithë aktorëve në këtë proces,- tha ai duke shtuar se është gjykata ajo që ka të gjitha kompetencat. Nga KLD-ja janë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme, tha ai.

Precedenti Dajti

Dajti, i cili ka studiuar për drejtësi, duket se ka themeluar precedentin e parë në drejtësinë shqiptare. Ligji parashikon se i pandehuri nuk mund të gjykohet pa avokat, e në këto kushte, Dritan Dajti nuk pranon të marrë avokat. Ligji thotë se gjykata mund të caktojë një avokat kryesisht, sipas një liste që ka në dispozicion nga vetë dhoma e avokatisë. Por paçka gjykata i ka caktuar, por «çuditërisht» avokatët tërhiqen të gjithë, një e nga një, nga çështja.

Përmes kësaj praktike, Dajti ia ka dalë të bllokojë zhvillimin e procesit për katër vjet me radhë dhe kur kanë dështuar në mënyrë të njëjtë mbi 207 seanca të njoftuara. Në këto kushte, kur drejtësia është vënë përballë një dështimi të paprecedent, përballë pamundësisë për të bërë një gjyq, gjykata i është drejtuar disa herë publikisht KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë duke fajësuar avokatët për këtë dështim. Teksa vetë këta të fundit propozuan edhe rastin e Italisë, kur një i pandehur u gjykua pa praninë e një avokati.

Dajti akuzohet se më 9 gusht të 2009-ës ka vrarë katër policë në zonën e plazhit në Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›