Të anullohet rezultati i zgjedhjeve në Bullgari, GERB: U dëmtuam
Bullgari- Partia më e madhe politike e Bullgarisë ka thënë se do të kërkojë që të anullohet rezultati i zgjedhjeve të së dielës për shkak të shkeljeve.
BBC-ja raporton se ish-kryeministri Boiko Borisov tha se shanset e partisës së tij të qendrës së djathtë GERB ishte dëmtuar nga një “shkelje e rëndë e ligjit” në prag të votime.
Prokurorët e shtetit kishin njoftuar se fletë votimi të paligjshme u gjetën në një dyqan printimi, i lidhur me partinë e tij.
Ndërkohë Konsultimet mbi formimin e një koalicioni pritet të fillojnë të premten.
Por analistët shohin pak shpresa për formimin e një koalicioni të qëndrueshëm për të udhëhequr shtetin më të varfër të BE-së. GERB-i, i cili dha dorëheqjen nga pushteti në muajin shkurt mes protestave kundër korrupsionit dhe varfërisë, fitoi një kryesim të ngushtë në votimin popullor prej 30.5%, i ndjekur nga rivali i tij socialist, BSP, në 26.6% të votave.
Vetëm dy parti të tjera kaluan pragun prej 4% të nevojshëm për të hyrë në parlament- partia etnike turke Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (MRF) fitoi 11.3% dhe ultra-nacionalistet e Ataka-s që morën 7.3%.
Të mërkurën, presidenti bullgar Rosen Plevneliev i bëri thirrje udhëheqësve politikë që të punojnë në drejtim të formimit të një qeverie të qëndrueshme për të trajtuar krizën ekonomike të vendit.
Detyrat kryesore për qeverinë e ardhshme përfshijnë negociatat për fondet e BE-së, për shtatë vitet e ardhshme, hartimin e buxhetit 2014 dhe përpjekje për të trajtuar zemërimin popullor në kushte të vështira të jetesës dhe çmimet e larta të energjisë.
Dorina Bilbili/IDEA/