Dajti:Sajmir Duçkollarin e vrau oficeri i policisë Flamur Gashi
Duket se Dritan Dajti do ta mbajë premtimin e dhënë disa ditë më parë, kur deklaroi se pas 23 qershorit ai do të flasë për ngjarjen, ku u vranë 4 oficerë policie.
Në seancën e sotme gjyqësore Dajti ka deklaruar ai nuk është autori që ka ekzekutuar policin Sajmir Duçkollari, duke ngritur pretendime se është vrarë nga një kolegët e tij.
Sajmir Duçkollarin e vrau oficeri i policisë Flamur Gashi që ndodhej në vendngjarje. Sajmir Duçkollari ishte i veshur civil dhe nuk ishte pjesë e operacionit për arrestimin tim. Këtë fakt e vërteton edhe plani i hartuar nga Arian Muça. Sajmir Duçkollari është qëlluar me automatik pas shpine ka deklaruar Dajti.
vijon…