Kryetari i grupit socialist ne PE Swoboda pershendet doreheqjen e Berishes

Në një intervistë eskluzive për “ABC News”, kryetari i grupit socialist në Parlamentin Europian, Hannes Swoboda tha se pret nga qeveria e re që ajo të përmirësojë situatën politike në vend. Ai përshëndeti dorëheqjen e kryeministrit Berisha te cilën e cilësoi një zgjedhje të drejtë.
Fitore e gjerë e socialistëve në Shqipëri dhe për herë të parë askush nuk konteston rezultatin e zgjedhjeve. A është sinjal pozitiv për vendin?
Është absolutisht një lajm i mirë. Ka patur disa parregullsi por më pak se në zgjedhjet e shkuara. Është një sinjal pozitiv që rezultati i zgjedhjeve këtë radhë nuk u kontestua dhe shpresoj që qeveria e re do të punojë për të përmirësuar situatën politike në vend, të luftojë korrupsionin dhe të rrisë transparencën, sepse kjo është detyra e saj.
Ç’mendoni për dorëheqjen e kryeministrit Sali Berisha nga funksionet në Partinë demokratike? E kisha menduar që ai do ta bënte këtë nëse do të humbte zgjedhjet, sepse ai është një njeri që ka pushtet. Nëse humbet pushtetin, është më mirë që të zgjedhësh një alternativë tjetër. Është një vendim i drejtë. E them jo sepse dua të kritikoj zotin Berisha. Unë kam patur diskutime shumë të mira me të. Por mendoj, se në fund të fundit, duhet të vijë një brez i ri në politikë.
Ju jeni në favor të statusit të kandidatit. Mendoni, se Këshilli i ministrave do ta hedhë këtë hap këtë radhë? Nuk e di se sa e realizueshme është kjo, pasi varet nga qeveria e re. Qeveria e re në Shqipëri duhet të bëjë gjithçka për të treguar, se gjërat kanë ndryshuar në Shqipëri.