Daka Jane bere te gjitha pergatitjet e duhura

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor KQZ ne Kosove Valdete Daka ka marre pjese ne hapjen e votimeve ne Shkollen Fillore Ismail Qemali ne Prishtine me numer 1911.
Ne fjalen e saj Daka garantoi qytetaret se jane bere te gjitha pergatitjen e duhura per nje proces zgjedhor sa me rregullt.
Nderkohe mediat kosovare theksojne se ne oren 07.00 ne Komunen e Pejes jane hapur te gjitha qendrat e votimit. Rreth 93 mije qytetare me te drejte vote kane mundesi te votojne ne 23 qendra te votimit.
Nderkohe zyrtaret nga komisioni komunal zgjedhor KKZ ne Ferizaj konfirmuan se jane hapur me kohe te gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet ku voten e tyre mund ta japin 91 mije e 876 qytetare me te drejte vote.