Daka me dy paga, KQZ-ja me rreth 200 mijë euro në vit

Ndonëse marrin paga dhe bonuese, anëtarët e KQZ-së më tepër po bëjnë politikë, sesa po garantojnë një proces të rzgjedhor të rregullt. Herën e kaluar, manipulimi i zgjedhjeve u legalizua në KQZ. Ndërkohë, kryetarja e Komisionit ka dy punë, ndërsa së fundmi ishte në Bruksel në bisedat me palën serbe, shkruan “Kosova sot”
Kopola e KQZ-së, sipas një dokumenti që posedon gazeta për planifikimet buxhetore të periudhës 2012 -2014, shpenzojnë jo më pak se 196.560 euro buxhet të shtetit për obligimin kushtetutës të përgatitjes dhe menaxhimit të proceseve zgjedhore në vend. Paga e caktuar e kryesues së KQZ-së, Valdete Daka është në shumë prej 1800 eurove së bashku më shtesat, kurse për secilin anëtar të Komisionit paga me shtesat arrina 1600 euro. Ndërkohë vetë kryetarja e KQZ-së mbanë dy vende të punës, gjyqtare në Gjykatën Supreme dhe kryetare e KQZ-së.. /Indeksonline/