Dako premton investime te reja ne Durres

Dako gjate takimeve me banoret
Durres 11 prill NOA 8211 Projekti per zhvillimin e Durresit ka qene ne qender te nje serie takimesh qe ka zhvilluar Kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako me banoret e lagjeve nr. 8 dhe 10. Kryebashkiaku ka zhvilluar nje seri takimesh dere me dere me banoret e ketyre lagjeve nga te cilet ka marre vleresime per punen e kryer ne keto kater vite per Durresin ne pergjithesi por edhe per keto dy lagje ne menyre te vecante.
Dako tha se ne lagjen nr. 8 jane shtruar 1929 meter linear rruge jane sistemuar 11. 021 m2 rruge dhe sheshe eshte sistemuar rrjeti i kanalizimeve te Ujrave te Bardha ne 796 meter lineare dhe ai i Ujrave te Zeza ne 1266 meter lineare. Po keshtu rrjeti i ujesjellesit eshte rregulluar ne 600 meter lineare si dhe jane vendosur edhe 30 shtylla ndricimi ne rruge dhe sheshe te kesaj lagjeje. Bashkia e Durresit ka investuar rreth 42.453.044 leke nga fondet e veta ne kete lagje ne menyre shume profesionale dhe te pergjegjshme.
Ai premtoi se vitin e ardhshem do te kryhet rikonstruksioni i plote i dy rrugeve te tjera ne kete zone. Kryetari i Bashkise Dako pasi ka degjuar vleresimet e qytetareve por edhe kerkesat e tyre ka nenvizuar se projektet e realizuara deri me tani nuk kane sjelle vetekenaqesi ne punen e Bashkise por ato nxisin projekte te reja konkrete per kater vitet qe vine.
Puna dhe vetem puna ne sherbim dhe ne interes te qytetareve eshte lajtmotivi yne. Puna por dhe besimi ne alternativen tone politike te PS-se dhe te aleateve te shume te saj saj eshte e vetmja rruge per te vijuar ndryshimet e medha ne qytetin tone ka deklaruar Dako.
Takim entuziast Dkoa ka pasur dhe me banoret e lagjes nr. 10. Kryebashkiaku Dako ka rezervuar gjate ketij turi takimesh dere me dere edhe nje takim mjaft te vecante me disa nxenes banore te lagjes nr. 10 te cileve u ka premtuar ndertimin e nje fushe te vogel futbolli me fondet e Bashkise. Kryebashkiaku ka premtuar se si deri me sot Bashkia nen drejtimin e tij do te mbaje te gjitha premtimet e bera edhe ne 4 vitet qe vine duke pasur ne themel filozofine e shnderrimit gjithnje e me shume te qytetit te Durresit ne Porten e Perendimit per Shqiperine dhe ne porten e mikpritjes per industrine e turizmit.
a.k/NOA
Lajme te ngjashmeBashkia organizon aktivitete per Diten e Ulqinit ne DurresDako Investimet ne Durres do vazhdojne me intensitetXhaferri Durresi po mbytet nga betoniBerisha PS fushate me mashtrime Pse sduhet te votoni Saliun dhe Rosinantin e tij8230 LidhjeDurres fushata investimet lagjet vangjush dako