E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Kurti, të mësojë të sillet si lider se nuk është te Vetëvendosja

Prishtinë, 11 prill, NOA Albin Kurti duhet të mësohet të sillet si lider dhe të transformohet nga prijësi i Vetëvendosjes, në kryetarin e komisionit për Politikë të Jashtme.

Kjo ka qenë fraza me të cilën, zv/kryeministrja kosovare Edita Tahiri, i është kundërpërgjigjur Albin Kurtit, pasi ky i fundit i kërkoi publikisht që të tërhiqet nga bisedimet me Serbinë.

Më tej, Tahiri i ka kërkuar Kurtit të bëhet pjesë e bisedimeve nëse dëshiron të jetë i informuar për çdo gjë, por nuk ka pranuar kërkesën e tij për bërjen publike të transkripteve të bisedimeve.

Nuk mund të bëhen publike të gjitha transkriptet, sepse është çështje e rregulluar ndërmjet delegacioneve të të dyja shteteve, ka thënë Tahiri, lidhur me një fakt të tillë.

Javën e kaluar, komisionii për Politikë të Jashtme që udhëhiqet nga Albin Kurti, i kërkoi llogari deri më një Tahirit për bisedimet me Beogradin zyrtar.

Kurti deklaroi se këto bisedime duhet të ndërpriten, pasi në këtë formë vendi fiton më shumë.

Zëvendës-kryeministrja Tahiri e pranoi që ka afrim të qëndrimeve me Serbinë sa i përket çështjes së regjistrave civilë, pra librave të amzës, dhe energjisë, por jo edhe telekomunikacionit. Ajo tha që i ka kërkuar origjinalet e regjistrave të gjendjes civile por gjithashtu e konfirmoi gatishmërinë e saj që ti marrë edhe kopjet e këtyre regjistrave. Pra, ky është kompromisi i parë që rrezikon të bëhet marrëveshje dhe të nënshkruhet në raundin e ardhshëm të bisedimeve. Mirëpo, zëvendës-kryeministrja Tahiri nuk ka qejf që ti përdor fjalët koncesion e kompromis. Ajo preferon për të njëjtin kuptim shprehjet sjellje konstruktive dhe zgjidhje kreative, u shpreh Kurti.

n.e/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›