Dalai Lama: Obama do të na mbështesë
"Obama ka shfaqur vullnetin për të biseduar me autoritetet kineze dhe duket se do të angazhohet seriozisht me ta përsa i përket çështjes së Tibetit", deklaroi Dalai Lama, gjatë një interviste për CNN-in në Uashington.
Obama, i cili do të vizitojë Pekinin në mes të nëntorit, nuk e respektoi traditën e ndjekur nga presidenca paraardhëse për të pritur Dalai Lamën për një bisedë në Shtëpinë e Bardhë.
Vendimi për të mos u takuar me liderin shpirtëror të Tibetit u ndërmor në përpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Kinë duke filluar që nga çështje e ngrohjes globale dhe financat ndërkombëtare e deri tek vënia nën kontroll të ambicieve bërthamore të Koresë së Veriut.
Grupet e të drejtave të njeriut dhe opozita republikane kritikuan Obamën, i cili sipas tyre po tregohet shumë i butë me Kinën.