Rama, gjen përkrahje "përtej së majtës e së djathtës”
Kryesocialisti ftoi sot pasdite aleatët e majtë Skënder Gjinushi-PSD, Paskal Milo-PDS, Erion Veliaj-G99, Vangjel Dule-PBDNJ si dhe aleatë të rinj të djathtë Nard Ndoka-PDK, Spartak Ngjela-PLD, të larguarit nga LSI Ndre Legisi dhe Mustafa Muçi, si dhe ish-deputeti i PD, Preç Zogaj.
Zoti Rama u shpreh krenar që vendimi për mos hyrjen në Parlament nuk përfaqëson thjesht Partinë Socialiste, por përfaqëson sipas tij shumicën e shqiptarëve, majtas e djathtas, që përmes përfaqësuesve të tyre, politikë shprehën qëndrim të palëkundur ndaj këtij Parlamenti pa legjitimitet deri në plotësimin e kërkesave legjitime që kanë të bëjnë me transparencën e një proces zgjedhor të turpshëm e pa standarde.
“Është një rrugë që nis të shtunën pasdite, në këtë bulevard dhe që nuk mbaron, por përkundrazi vazhdon në të tjera sheshe të Shqipërisë dhe shtrihet në të gjitha rrugët e Shqipërisë”, - tha Rama.
Kreu i PBDNJ u shpreh se përkrahte protestën e partive të majta më 10 tetor por pa saktësuar një pjesëmarrje të mundshme të tyre. Ndërsa kreu i PLD, Spartak Ngjela tha se qëllimi i takimit ishte një mbështetje e të djathtëve për bojkotin dhe protestat, megjithëse partitë e djathta nuk do të marrin pjesë në protestën e së shtunës.