E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalai Lama, tifoz i madh i një skuadre angleze

Lideri shpërtëror tibetian, Dalai Lama ka shfaqur simpatinë e madhe për një skuadër angleze. Nuk është Liverpool, Manchester United apo Arsenal, por është skuadra e Bradford ajo që e fascinon Dalai Lamën.

Me skuadrën e ligës së katërt angleze, Dalai Lama ka simpati para dy vitesh kur ishte ta vizitoj këtë skuadër dhe ishte anëtarsuar te tifozëria e Bradford.

Pikërisht skuadra simpatike e tij ka bërë historinë këtë edicion duke siguruar finalen në kupë ku të dielën takohet me Swansean. Dalai Lama ka shkruar një letër publike ku mbështetë skuadrën e tij.

"Në emër timin unë mund të ju uroj ju për suksesin dhe fatin në finale. Le të shëndrrohet kjo ndeshje në një mundësi për të ndihmuar të tjerët duke demonstruar fuqinë e sportit për lumturi brenda dhe jashtë fushës. Ju keni një menaxher fantastik dhe publikun e mahnitshëm që qëndron pranë jush" ju ka thënë Dalai Lama lojtarëve të Bradford./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›