Dalglish lavdëron Andy Carrollin

Kenny Dalglish ka lavdëruar Andy Carrollin pasi sulmuesi anglez shkëlqeu në fitoren e mbrëmshme të Liveproolit ndaj Cityt
Redsat shënuan fitore 3-0 ndaj qytetarëve në Anfield, me dy gola të Carroll, i cili erdhi për 35 milionë paund te Liverpooli në afatin kalimtar dimëror.
“Është mrekulli të shohësh Andy të shënojë. Goli i parë me kokë ishte fantastik dhe i dyti po ashtu ishte i mirë. Ju mund ta shihni Andyn dhe Luis duke ndërtuar një partneritet sa më shumë që luajnë së bashku. Mendoj se Luis ka qenë i shkëlqyeshëm sot dhe i pafat që nuk shënoi”, ka thënë Dalglish.