E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini pranon fajin për disfatën

Roberto Mancini ka marrë përsipër fajin për disfatën dhe performacën zhgënjyese kundër Liverpoolit në takimin e mbrëmshëm.

City humbi shansin për t`u kthyer në pozitën e tretë në tabelë, duke u mposhtur me rezultat 3-0 në Anfield, dhe italiani ka thënë se nuk ka qenë faji i lojtarëve për këtë disfatë, por ka qenë i tij.

“Sonte unë bëra një gabim, ishte faji im. Mendoj se lojtarët mund të luajnë më mirë, por unë bëra gabim. E di (cili ishte gabimi). Është për mua. Më vjen keq për fansat. Ne filluam të luajmë vetëm pas 20 minutash”, ka thënë Mancini pas takimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›