E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalin në treg fidanët e rinj të perimeve, çmimet të qëndrueshme, por bie interesi për mbjelljet pranverore

Prej rreth një jave, në treg  kanë dalë në shitje fidanët e rinj të perimeve, duke shënuar kështu nisjen zyrtare të sezonit të mbjelljeve pranverore për kultivuesit. Sipas shitësve, interesimi ka filluar gradualisht, ndërsa blerësit e parë tashmë kanë nisur furnizimin për parcelat e tyre.

“Çmimet janë të njëjta me vitet e tjera”, tha një shitës.

Ndërkohë, një nga elementët më të rëndësishëm për një prodhim të suksesshëm mbetet zgjedhja e farës.

Megjithatë, sipas shitësve, nga viti në vit po vihet re një rënie e interesit për mbjelljet pranverore. 

“Kanë marrë fidanë, por kanë marrë nga pak sepse kanë ngelur vetëm”, u shpreh një shitës.

“Nuk ka njerëz, edhe ai që merr, merr me pakicë”, tha një tjetër shitës.

Sa i përket afateve, periudha optimale për mbjelljen e fidanëve të perimeve zgjat deri në fund të muajit maj. Ekspertët këshillojnë që, për të siguruar një rendiment sa më të mirë fermerët të përdorin kombinim të plehrave organikë dhe kimikë, si dhe të ndjekin praktikat e duhura agroteknike gjatë gjithë ciklit të kultivimit.

Gazetare: Sh. Elezaj       

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›