Dalipi : 100 ditët e Bashës dështim jo sukses
Teksa Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha i quajti 100 ditët e para të detyrës së tij si progresive, të majtët në Këshillin Bashkiak nuk mendojnë kështu. Kreu i këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak Aldrin Dalipi i quan 100 ditët e dështuara të Bashës për disa arsye.
“ 100 ditëshi i Lulëzim Bashës ka qenë një mashtrim dhe një dështim i madh i shoqëruar me largime dhe përndjekje politike, pazare politike, shpërdorim i miliona eurosh në sheshin “Skënderbej”, dhe përfundimisht ai e pranoi publikisht se lejet për hipotekim nuk janë meritë e tij , ato kanë qenë të firmosura nga vetë zoti Rama”-përfundoi Dalipi.