E Diel, 1 Nëntor 2026

Fabregas: Barca, fitoi një pikë të rëndësishme

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, mendon se ekipi i tij nxori një pikë shumë të vlefshme në takimin e mbrëmshëm ndaj Athletic Bilbao.

Cesc shënoi një gol ndërsa Barcelona u ndalua me barazim 2-2 për të ngecur ndaj Real Madridit në garën për titullin e La Liga.

“Ishte një ndeshje shumë garuese dhe ne duhet të themi se në fund mbetëm të pamposhtshëm. Jam shumë i kënaqur me golin, por gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj ekipin”, ka thënë Cesc.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›