E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalipi i PS: Të mblidhet urgjentisht këshilli i bashkisë

TIRANE- Këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste janë mbledhur sot para bashkisë së Tiranës për të kërkuar mbledhjen urgjente të këshillit bashkiak të Tiranës si reagim ndaj dhunimit të dy ish- punonjëseve të zyrës së Tatim Taksave të kësaj bashkie.

“Kërkuam mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak për shkak të dhunës fizike ndaj 2 grave në zyrat e shtetit, për të mbajtur një qëndrim të gjithë këshilltarët e majtë dhe të djathtë për të dënuar këtë akt shumë të rëndë që shkel me të dy këmbët zërin e qytetarëve. “- deklaroi kreu i këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi.

Dy inspektore tatimore në Drejtorinë e Tatim Taksave në bashkinë Tiranë akuzojnë drejtorin e policisë bashkiake zoti Florenc Hoxha se ka ushtruar dhunë fizike.

“Fatkeqësisht nuk kemi asnjë reagim nga kryetari i këshillit bashkiak apo bashkia, e cila ka marrë në mbrojtje një bandit që ka vepruar në kudnërshtim me ligjin dhe normat morale “- deklaroi Dalipi duke denoncuar dhe dhunimin që u bë dje në ambientet e Top- Chanel, “si një akt i rëndë ndaj mediave.”

Dalipi u kërkoi ambasadorëve të reagojnë "që të mos lejojnë keqpërdorimin si sfond nga kryetari i Bashkisë". “Miliona euro projekte të ambasadës dhe BE-së janë hedhur poshtë nga institucioni i bashkisë”.- tha Dalipi.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›