E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, Petrit Sinaj kreu i ri i këshillit të qarkut

BERAT- Petrit Sinaj është zgjedhur sot kryetari i ri i Këshillit të Qarkut të Beratit. Ky i fundit ka marrë 27 vota kundjrejt 24 që ka marrë rivali i tij Pelivan Shatri.Mësohet se kryetari Sinaj ka marrë 3 vota nga opozita. Mbledhja për zgjedhjen e kryetarit të qarkut të Beratit ka filluar rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm. Me verifikimin e mandate4ve të këshilltarëve të qarkut e më pas me votimin e 51 këshilltarëve.

Në këtë mbledhje kanë qënë të pranishëm të gjithë deputetët e majtë e të djathtë të qarkut. Kandidatët për postin e kryetarit kanë qënë Pelivan Shatri i koalicionit Aleanca për të Ardhmen dhe Petrit Sinaj i LSI, nën siglën e koalicionit Aleanca për Qytetarin.

Këshilli i qarkut është i ndarë në 27 këshilltarë të koalicionit të majtë dhe 24 të kolalicionit të djathtë, por sic nuk pritej nga të majtët 3 prej këshilltarëve të tyre kanë votuar kandidatin e koalicinit Aleanca për Qytetarin, raporton korrespondentja Eneida Petova.

Menjëherë pas marrjes së mandiatit Sinaj ka premtuar se “do të mbështetë të gjitha projektet që përcillen në zyrën e tij nga kryetarët e njësive vendore dhe do të ketë mbështetjen e qeverisë me fonde për të sistemuar godinat e shkollave dhe rrugëve”, citohet të ketë thënë ai.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›