E Shtunë, 31 Tetor 2026

Damask shperthim bombe ne televizionin shteteror

Një bombë shpërtheu brenda ndertesës së televizionit shteteror sirian në Damask, duke plagosur tre persona. Bomba ishte vendosur ne katin e trete. Ne ndertese ndodhej edhe ministri i Informacion Omran Al Zoabi, por ai i shpetoi sulmit. Fill pas shperthimit ai tha; "flitet per nje sulm te kryer nga terroristet, te cilet veprojne me qellimin e vetem te destabilizojne vendin".

Ne Alep, ne veri te Sirise, tashme i rrethuar nga 20 mije trupat, vazhdon beteja mes ushtrise dhe kryengritesve. Keta te fundit pretendojne se kane nen kontroll gjysmen e qytetit. Ne Hama, Keshilli Kombetar Sirian akuzon ushtrise e Asad per nje masaker, ku u vrane rreth 40 persona dhe u plagosen 120 te tjere.

Te djelen, kryengritesit postuan ne internet nje video te iranianeve - qe sipas tyre u moren peng nga nje autobus ne Damask. Ata thone se dokumentet e tyre po kontrollohen me imtesi. Teherani hedh poshte se pelegrinet iraniane jane te lidhur me Garden Revolucionare te Iranit dhe i kerkoi Turqise dhe Katarit te ndihmojne ne lirimin e tyre.

Siria
Siri, dezerton Kryeministri Hijab
Siri, gratë e kryengritjes
Siri, beteja për Alepin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›