Dani Alves, masakrohet statuja e tij

Dani Alves është gjithnjë e më shumë në kaos. Braziliani është ende në burg në Barcelonë për gjykimin në vazhdim për sulmin e dyshuar seksual. Pritet që së shpejti, Gjykata të marrë një vendim përfundimtar për çështjen e tij. Ndërkohë, pasi e la edhe ish-bashkëshortja Joana Sanz (edhe pse u fol për një rikthim të mundshëm), po largohen edhe mbështetësit e tij.
Një shembull i kësaj është statuja e tij në Bahia, Brazil, e cila u vandalizua. Një qese plehrash iu vendos mbi kokë duke e mbështjellë me shirit ngjitës. Vëllai i ish-lojtarit të Barcelonës ndërhyri në mbrojtje të tij në rrjetet sociale: “Jam këtu për t’ju kujtuar se vëllai im është në pritje të gjyqit. Pyetja është: po sikur të provojë pafajësinë e tij? Po sikur të shpallet i pafajshëm? Çfarë do të bëjmë?”.