E Martë, 3 Nëntor 2026

Tërmeti në Marok, Hakimi: Është koha të ndihmojmë njëri-tjetrin

Të shumta janë mesazhet ngushëlluese nga bota e sportit për viktimat e tërmetit të tmerrshëm që tronditi Marokun: mbi 1000 të vdekur dhe mbi 1200 të plagosur bilanci tragjik. “Po kalojmë një kohë të vështirë për të gjithë bashkëqytetarët tanë. Është koha të ndihmojmë njëri-tjetrin për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur. Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që kanë humbur një njeri të dashur”, është ky mesazhi nga Achraf Hakimi, një nga futbollistët më përfaqësues në vend.

Edhe Interi që kishte Hakimin në skuadrën e tij për një sezon, i bashkohet ngushëllimit për viktimat: “Klubi bashkohet në ngushëllimet për viktimat e tërmetit që goditi Marokun. Mendimet tona shkojnë te popullata që po përjeton orë të tëra vështirësie”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›