E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daniel Godelli fiton ar dhe bronz per Shqiperine

Daniel Godelli fitoi një medalje ari dhe një bronzi në kampionatin europian të peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.
Peshëngritësi shqiptar zuri vendin e parë në stilin e shtytjes në peshën deri 69 kg, duke ngritur 180 kg, ndërsa në dygarësh doli i dyti, me 225 kg.
Në vendin e parë doli rusi Oleg Çen.
Peshëngritësi tjetër shqiptar, Briken Calja, nuk arriti të jepte më të mirën e tij, duke dështuar në stilin e shkëputjes, ndonëse në atë të shtytjes u përmirësua duke ngritur 174 kg.
Në orën 20:30, medaljen e arit do ta synojë Romela Begaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›