E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daniel Xhafaj firmos për Shkumbinin

www.albania-sport.com - Daniel Xhafaj, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar (18 gola) firmosi me Shkumbinin për edicionin 2010-2011, për një shumë që besohet se është 70 mijë euro.

Sulmuesi vlonjat, një nga më të mirët në tregun shqiptar të futbollit, pohoi për mediat se e kishte bindur projekti i presidentit të ri të klubit peqinas, Ylli Ndroqi.

Ish-lojtari 33-vjeçar i Besës bëhet kështu lojtari i dytë që ka firmosur brenda pak ditësh te Shkumbini, edhe pse ai mesfushorit kosovar, Driton Krasniqi është një rinovim kontrate.

Gjithsesi, Xhafaj do të luajë me Besën, fituese e Kupës së Shqipërisë (2010) në Ligën e Europës.

Pak ditë më parë, u tha se Xhafaj kishte pasur disa oferta joshëse nga Kina dhe Katari, pista këto që tashmë kanë rënë përfundimisht.

Xhafaj, i cili mbushi 33 vjeç, më 1 maj, ka realizuar 174 gola në Kategorinë Superiore, ndërsa deri tani numëron shtatë skuadra shqiptare: Flamurtari, Bylis, Teuta, Dinamo, Tirana, Besa dhe Shkumbini.

Vlonjati, i cili ka luajtur dhe 4 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, ka luajtur edhe në Zvicër me Njushatëll Ksamaks dhe në Finlandë, me BPS.

Shkumbini është në kërkim të një trajneri të ri, ku do të zgjidhet një midis Ilir Dajës (kampion me Elbasanin në vitin 2006 dhe Dinamon në vitin 2008) dhe serbit Esad Karishik, ish-trajneri i Apolonisë.

Në planet e Shkumbinit janë dhe mesfushori i Tiranës, elbasanasi Julian Ahmataj si dhe mesfushori boshnjak i Gramozit, Semir Haxhibuliç.

SHKUMBINI NË MERKATO

Të ardhur:Daniel Xhafaj (perfundim kontrate me Besen),

Konfirmime:Driton Krasniqi (rinovim kontrate)

Të larguar:

Trajner: .......


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 07 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›