E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa firmos me Betim Aliun

www.albania-sport.com - Besa, fituesja e Kupës së Shqipërisë dhe pjesëmarrëse në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës, ka arritur një marrëveshje paraprake me shqiptarin nga Maqedonia, Betim Aliu, 20 vjeç.

Mesfushori i krahut të djathtë, një lojtar i Kombëtares U-21 të Maqedonisë, më parë ka veshur fanellën e Metalurgut të Shkupit dhe sezonin e fundit ka luajtur në Finlandë me Kupsin.

Aliu është futbollisti i dytë që mbërrin këtë sezon nga Maqedonia dhe përkatësisht nga Metalurgu i Shkupit, pasi më parë Besa ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Dimitrija Lazarevski.

Presidenti Bizhdili ka gjetur gjuhën e përbashkët edhe me disa nga yjet e skuadrës: portierin dhe kapitenin Orges Shehi, mesfushorin Artion Poçi dhe fantazistin Bledi Shkëmbi.

Pak ditë më parë bosi verdhezi konfirmoi vazhdimësinë e lojtarëve kavajas të skuadrës verdhezi: Meglid Mihani, Sokol Cikalleshi, Erand Hoxha, Ariel Shtini dhe Saimir Celhaka.

Fituesja e Kupës së Shqipërisë ka në fokusin e saj edhe mbrojtësin kroat Matko Djarmati.

Edhe pse u fol në media, ende nuk ka ndonjë firmë të sulmuesit të Gramozit, brazilianit Markos Dos Santos, si dhe të kapitenit të Gramozit, Liridon Kukaj.

Besa pret të rikthejë dhe lojtarët e huazuar sezonin e kaluar te skuadrat e tjera: Taulant Guma, Gëzim Krasniqi, Bruno Okshtuni dhe Daniel Roshi.

Të larguar nga Besa janë sulmuesit Vioresin Sinani (përfundim kontrate), Daniel Xhafaj (përfundim kontrate dhe i kaluar te Shkumbini).

Në largim e sipër janë sulmuesi Bledar Mancaku, ndërkohë që mbrojtësi Renato Arapi është në kërkim të një aventure jashtë shtetit


BESA NË MERKATO

Të ardhur:Dimitrija Lazarveski (Metalurg i Shkupit, Maqedoni), Betim Aliu (Kupsi, Finlande),

Rinovim:Orges Shehi (përtëritje kontrate), Bledi Shkëmbi (përtëritje kontrate), Artion Poçi (përtëritje kontrate),

Konfirmime:Meglid Mihani, Sokol Cikalleshi, Erand Hoxha, Ariel Shtini, Saimir Celhaka

Të larguar:Vioresin Sinani (përfundim kontrate), Daniel Xhafaj (përfundim kontrate, te Shkumbini)

Në fokus: Markos Dos Santos (Gramozi), Liridon Kukaj (Gramozi) Matko Djarmati (Kastrioti)


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 07 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›