Daniel Xhafaj kali i kampionatit

Ne 12 jave kampionat sulmuesi i Flamurtarit Daniel Xhafaj ka shenuar 9 gola 11 ndeshje ose gjysmen e atyre qe realizoi sezonin e kaluar me fanellen e Beses 18 ne 29 ndeshje ku dhe meritoi trofeun individual Kepuca e arte.
Nese edicionin e kaluar 33-vjecari ndihmoi Besen ne suksesin e saj me te madh ne historine e saj ku fitoi Kupen e Shqiperise per here te dyte Superkupen e Shqiperisee per here te pare dhe u shpall nenkampione per here te dyte kete sezon sulmuesi me pervoje duket se do te ndihmoje skuadren e qytetit te tij Flamurtarin ne fitimin e titullit te dyte historik si kampion i Shqiperise pas atij te sezonit 1990-1991 atehere kur Daniel ishte vetem 13 vjec dhe ne fillimet e tij me ekipet e moshave te klubit vlonjat.
Kepuca e arte vlonjate shenoi dy gola te rendesishem ne fitoren 3-1 ndaj Dinamos kampiones ne fuqi per ta lene kete te fundit pese pike pas Flamurtarit. Ne fakt Xhafaj nuk eshte lojtari i vetem vlonjat qe ka fituar Kepucen e arte pasi kete trofe atehere nuk jepej si cmim e ka fituar edhe Vasil Ruci 2 here ne sezonin 1981-1982 12 gola dhe 1983-1974 po 12 gola e ne sezonin 1996-1997 dhe Viktor Paco 14 gola.
Daniel Xhafaj per here fundit ka dale kampion si pjese e Tiranes se sezonit 2008-2009 por atehere vlonjati ishte shenuesi i dyte me i mire i skuadres i eklipsuar paksa nga Migen Memelli ky i fundit me 22 golat e realizuar u shpall dhe golashenuesi me i mire i kampionatit. Gjithsesi ne palmarin e tij Xhafaj ka dhe nje titull me Dinamon e sezonit 2001-2002.
Daniel Xhafaj nje sulmues race e qe ka shenuar deri tani ne kampionatet shqiptare jo pak por 161 gola realizuesi i dyte me i mire pas Vioresin Sinanit 201 eshte nje nga protagonistet e medhenj te ketij kampionati qe konsiderohet si nga me te bukurit ne 20 vitet e fundit ku per here te pare jo pak por tri skuadra rrethesh Flamurtari Skenderbeu dhe Vllaznia rivalizojne me dy kryeqytetaset e medha Tirana dhe Dinamo dy ekipeve me me shume tituj ne Shqiperi perkatesisht me nga 24 dhe 18 trofe.
Me shume se golat jam i lumtur per fitoren e arritur dhe vendin e pare ne krye te renditjes. Natyrisht golat e shenuar jane nje kenaqesi per cdo futbollist dhe une nuk bej perjashtim ndaj mendoj se deri tani jam i kenaqur me ate cfare kam bere. Natyrisht mbi te gjitha mbetet fitorja e ekipit dhe me kenaq vendi i pare ne renditje. Une do te vijoj te jap me te miren time ne cdo takim ashtu sic kam bere deri me sot - - tha Xhafaj pas fitores me Dinamon e qe e coi Danielin ne krye te golashenuesve me te mire me 9 gola nje me shume se Pero Pejici i Tiranes 8 dhe Elis Bakaj i Dinamos po 8.
Danieli ka shenuar rregullisht ne ndeshjet e fundit. E nisi ne javen e pare ndaj Dinamos ne fitoren 1-0 ne kryeqytet me pas ndaj Kastriotit ne fitoren 3-0 1 gol ne humbjen 3-1 ndaj Shkumbinit 1 gol Vllaznise 1-3 ne Loro Borici Skenderbeut 4-0 1 gol Elbasanit 2-1 1 gol dhe Dinamos 3-1 2 gola.
I falenderoj te gjithe futbollistet dhe kete publik te mrekullueshem por pa harruar ne asnje moment stafin teknik dhe trajnerin Magani qe kane bere nje pune shume te mire. Flamurtari eshte tashme ne elite te futbollit shqiptar aty ku e deshirojne te gjithe dhe natyrisht jo vetem sportdashesit vlonjate por edhe me gjere - tha presidenti i Flamurtarit Shpetim Gjika pas fitores se arritur ndaj Dinamos.
Ne epoken e Gjikes Flamurtari fitoi Kupen e Shqiperise ne sezonin 2008-2009 por kryebashkiaku kerkon trofeun me te rendesishem ne futbollin shqiptar kampionatin cka do ta conte klubin me te suksesshem shqiptar ne Europe ne termat e tureve te kaluara ne Ligen e Kampioneve me detyren e pare madhore te fshirjes nga kujtesa te humbjes me te thelle ne historine e perfaqesimit te Shqiperise per klubeve ate 8-1 te mallkuar me skocezet e Madheruellit ne Ligen e Europes.
SEZONI 2010-2011
Golat e Daniel Xhafajt
Java 1 Dinamo-Flamurtari 0-1 1
Java 2 Flamurtari-Dinamo 2-1 1
Java 6 Flamurtari-Kastrioti 3-0 1
Java 7 Shkumbini-Flamurtari 3-1 1
Java 9 Vllaznia-Flamurtari 1-3 1
Java 10 Flamurtari-Skenderbeu 4-0 1
Java 11 Elbasani-Flamurtari 1-2 1
Java 12 Flamurtari-Dinamo 3-1 2
Totali 9 gola 11 ndeshje
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene 22 Nentor 2010