E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastrioti fut ne krize Shkumbinin

Kastrioti mori tri pike jetike ne sfiden e fituar 2-0 ndaj Shkumbinit ne ndeshjen permbyllese te javes se 12-te me peqinasit qe nga ana e tyre pesuan humbjen e trete rresht pas atyre me Tiranen dhe Bylisin

Takimi ne Kruje u luajt ne nje terren te renduar dhe i shoqeruar vazhdimisht nga nje ere te forte.

Kastrioti kaloi ne avantazh ne minuten e 42-te pas nje goditjeje me koke te kapitenit Ylli Shameti ne golin e tij te pare sezonal te gjirokastritit.

Ne minuten e 75-te erdhi dhe goli i dyte i Kastriotit kur Erald Turdiu ekzekutoi sakte nje 11-metersh. Edhe per mbrojtesin tiranas ky ishte goli i pare ne keto 12 jave.

Kastrioti pas kesaj fitoreje - e treta sezonale - u barazua me pike me Shkumbinin nga 14 duke ndare vendet 8-9.

Takimi i fazes se pare midis Shkumbinit dhe Kastriotit kishte perfunduar 2-2 nje ndeshje e luajtur ne Qemal Stafa.

Ne javen e 12-te e para e fazes se dyte Bylisi barazoi pa gola me Vllaznine Tirana fitoi 3-1 me Elbasanin dopjete e Pejicit Skenderbeu turperoi 4-0 Besen e Kavajes dopjete e Berkicit Flamurtari shkaterroi 3-1 Dinamon dopjete e Xhafajt dhe Laci mundi 1-0 Teuten.

Pas ndeshjeve te javes se 12-te Flamurtari kryeson i vetem me 25 piie i ndjekur nga Skenderbeu 23 dhe Dinamo 22. Tirana e Vllaznia kane nga 18 Laci 17 Teuta 15 Shkumbini e Kastrioti nga 14 Bylisi 11. Mbyllin renditjen Besa me 8 pike dhe Elbasani me 6.

Ne javen e 13-te Besa do te prese Dinamon ne fazen e pare fitoi Dinamo 2-1 Teuta luan ne Niko Dovana me Skenderbeun ne fazen e pare fitoi Skenderbeu 0-2 Shkumbini pret Lacin ne fazen e pare Laci fitoi 2-0 Elbasani pret Bylisin ne fazen e pare fitoi Elbasani 2-1 dhe Tirana do te luaje ndaj Flamurtarit ne fazen e pare vlonjatet fituan 2-1.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 12

Te premten 19.11.2010
Bylis-Vllaznia 0-0

Te shtunen 20.11.2010

Tirana-Elbasani 3-1
Pejic 35 58 Morina 90-3/ Dalipi 60

Skenderbeu-Besa 4-0
Jakupi 45 a Berkic 53 85 Jolic 75

Te dielen 21.11.2010

Laci-Teuta 1-0
Marashi 71

Flamurtari-Dinamo 3-1
Bajevski 3 Xhafaj 40 71/ Bakaj 77

Te henen 22.11.2010
Kastrioti-Shkumbini 2-0
Shameti 42 Turdiu 75 p

RENDITJA

1. Flamurtari 25
2. Skenderbeu 23
3. Dinamo 22
4. Tirana 18
5. Vllaznia 18
6. Laci 17
7. Teuta 15
8. Shkumbini 14
9. Kastrioti 14
10.Bylis 11
11.Besa 8
12.Elbasani 6
Elbasani eshte penalizuar nga FIFA me -3 pike

Golat ne shifra
Java 12 15 total 183
Dopjeta 3 total 16

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene 22 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›