E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daniel xhafaj pranë kalimit në kampionatin Iranian

Sulmuesi i njohur i futbollit shqiptar Daniel Xhafaj është pranë kalimit tek kampionët e Iranit, Estegal FC. Sulmuesit i është ofruar një kontratë e mirë financiare për një periudhë të shkurtër kohore. Xhafaj është testuar këto ditë nga drejtuesit e Estegalit, dhe është vlerësuar si i vlefshëm për klubin kampion të Iranit.

Kjo pritet të jetë një aventurë e vërtetë për futbollistin vlonjat në Iran, pasi më parë ka luajtur edhe në kampionatin zviceran. Aktualisht Xhafaj është në kontratë me skuadrën e Tiranës, por bardheblutë pritet të mos nxjerrin probleme për transferimin e tij. Tek Tirana sulmuesi ka arritur të shënojë 4 gola në këto javë të para.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›