E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danilo Turk: Ballkani, jo më prioritet i BE

TIRANE- Ballkani nuk duhet të jetë më prioriteti kryesor i Bashkimit Europian. Kështu mendon presidenti slloven Danilo Turk, sipas të cilit, politika e jashtme e bllokut nuk duhet të fokusohet kaq shumë në këtë rajon.

Turk, ka kritikuar edhe vetë vendet e Ballkanit që kanë si objektiv anëtarësimin në Bashkimin Europian. I cituar nga agjencia austriake e lajmeve APA, ai tha se nëse ka vonesë në negociatat për anëtarësim, atëherë kritikat më të mëdha duhet ti bëhen vetë vendeve kandidate.

Turk, presidenti i një vendi, të konsideruar si avokati i Ballkanit në Bashkimin Europian, theksoi se rajoni nuk duhet të jetë më prioritet i politikës së jashtme të BE-së.

Sipas tij, prioriteti i BE-së tashme duhet orientuar drejt partnerëve strategjik të unionit, veçanërisht Rusia apo fqinjët e saj lindor. Turk tha se pikërisht në këtë drejtim nevojitet më shumë angazhim dhe ide nga politika e jashtme europiane.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›