E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalimash, aksidentohet familja kosovare vdesin nënë e bir

KUKëS- S- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Kalimash-Kukës.

Automjeti në të cilin udhëtonte një familje nga Gjilani ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën nënë e bir, Ganimete dhe Olsi Sadedini, 35 e 4 vjec.

Familja Sadedini udhëtonte nga Kosova në drejtim të Tiranës, por në afërsi të tunelit të Kalimashit drejtuesi i mjetit tip fuoristradë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Mësohet se automjeti është rrokullisur disa herë pas daljes nga rruga dhe kjo ka rezultuar fatale për 35 vjecaren dhe djalin e saj të mitur.

Ndërkaq ka mbetur i plagosur kryefamiljari Ganimet Sadedini, i cili drejtonte mjetin si dhe vajza e tij.

Me të marrë sinjalizimin për ngjarjen e rëndë policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i këtij aksidenti tragjik ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›