Danimarka ul moshën, lejon vajzat adoleshente të abortojnë edhe pa pëlqimin e prindërve
Danimarka dëshiron të ulë moshën në të cilën një vajzë e re mund të kërkojë abort pa pëlqimin e prindërve të saj në 15 nga 18 vjeç.
Lajmine ka bërë me dije ministrja e Barazisë Gjinore, Marie Bjere. Qeveria shpalli vendimin e saj për të mbështetur këtë propozim me rastin e 50-vjetorit të miratimit të ligjit që u jepte grave të drejtën për të zgjedhur abortin.
Danimarka ishte një nga vendet e para në Evropën Perëndimore që legalizoi abortin, në vitin 1973. Gratë e reja nën moshën 18 vjeç lejohen të bëjnë abort, por vetëm me pëlqimin e prindërve të tyre.
“Aborti mund të ngjallë shumë emocione, faj dhe turp. Kërkimi i pëlqimit të prindërve për nën 18 vjeç mund të jetë i turpshëm dhe të ketë pasoja të rënda”, shkroi Bjere në Tëitter. "Ne duam ta ndryshojmë atë në mënyrë që gratë e reja të zgjedhin nëse do të përfshijnë ose jo prindërit e tyre" në proces, shtoi ajo.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
