E Shtunë, 31 Tetor 2026

Darfur, përgënjeshtrohet lajmi, pengjet nuk janë liruar

Khartoum - E ndërsa dje u dha lajmi që pengjet në Darfur ishin liruar, vetam pas pak orësh erdhi edhe pergenjeshtrimi i tij:”pengjet nuk jane liruar akoma por do te lirohen se shpejti” - thote nje pergjegjes i larte i sudanit, i cili ka preferuar të ngelet anonim. Katër pengjet, midis te cileve edhe italiani Mauro D’ascanio, u rrembyen të mërkurën ne vendin e quajtur Serif Umra qe ndodhet ne veri te Darfurit.

Keshtu, mbas nje nate te gjate pune per te marre informacione te sigurta mbi lirimin e tyre, ngelet akoma mister lirimi i kater operatoreve të “Mjeket pa Kufi” (MSF). Dje autoritetet e sudanit dhe ministria e jashtme italiane kishin konfermuar lajmin qe pengjet ishin liruar, gezonin shëndet të plotë dhe mbi të gjitha nuk ishte paguar asnjë shume parash për lirimin e tyre. Ne nje moment te pare, u mendua se ishte një sekuestrim i shpejte me nje fund te mire ne nje nga zonat me rrezik me te larte në botë. Por keshtu nuk eshte mbasi disa ore pas lajmit te lirimit, “Mjeket pa Kufij” konfermuan qe operatoret e rrembyer nuk jane liruar ende.

Enkes Hysendhima, Start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›