Ish-kryeministri i Pakistanit Sharif në arrest shtëpie
Lahore -Ish-kryeministri i Pakistanit dhe udhëheqës i opozitës aktuale Navaz Sharif, është vënë në arrest shtëpiak në qytetin lindor Lahore, kanë bërë të ditur zyrtarë të partisë së tij. Zëdhënësi i tij, Pervez Rashid, bëri të ditur për mediat, se qindra policë e kanë rrethuar shtëpinë e liderit opozitar, Shjarif , duke ia kumtuar urdhrin për arrest shtëpiak. Sharif ka përkrahur protestat e një grupi avokatësh antiqeveritarë, i cili është bërë kërcënim për qeverinë në kohën kur Pakistani është fokusuar në luftën kundër ekstremistëve dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë.