E Shtunë, 31 Tetor 2026

Darka e Presidentit amerikan me gazetaret nje ritual unik i Uashingtonit

Darka e Presidentit amerikan me gazetaret eshte nje ritual unik i Uashingtonit. do vit kryeqyteti amerikan mirepret emra te medhenj te artit dhe figura te njohura publike qe mblidhen per te kaluar nje nate me humor ne nje atmosfere te lirshme shume te ndryshme nga ditet e tjera te vitit. Kulmi i mbremjes eshte fjalimi i Presidentit i cili kete radhe hodhi plot thumba humori ne drejtim te kandidatit republikan per president Mitt Romney

Sapo e mori fjalen Presidenti Obama u ndal per te analizuar punen e administrates se tij dhe shfrytezoi rastin per te kritikuar para-ardhesin e tij republikan

Ne vitin 2009 mora detyren ne rrethana shume te veshtira. Ka njerez qe thone se une fajesoj per shume probleme para-rendesin tim por te mos harrojme se vete George Bushi e filloi kete tradite.

Zoti Obama u perpoq te gjente elementin komik ne stresin dhe angazhimin qe kerkon puna e Presidentit duke krahasuar fotografine e tij para kater vjetesh me foton e tanishme dhe me nje parashikim per ndryshimin qe do te kete kater vjet me pas

Darka u zhvillua ne nje periudhe kur po ndizet fushata per zgjedhjet presidenciale. Presidenti nuk i kurseu thumbat per rivalin kryesor republikan Mitt Romney

Ne te dy kemi diploma nga Universiteti Harvard. Une kam nje ndersa ai ka dy. fare snobi qe eshte

Fjala snob ishte zgjedhur qellimisht ne reagim ndaj kritikave qe ka ngritur republikani Rick Santorum ndaj Presidentit duke e cilesuar si snob zotin Obama pasi nxit te rinjte te ndjekin universitetin.

Por kishte plot tema serioze. Ne kete mbremje te organizuar nga Shoqata e Korrespondenteve te Shtepise se Bardhe Presidenti u ndal per te nderuar kujtimin e reporterit Anthony Shadid te New York Times dhe Marie Colvin te gazetes Sunday Times te Londres te cilet u vrane ne detyre duke raportuar per kryengritjen ne Siri.

Por mbremja iu kthye shpejt atmosferes festive dhe komike. Presidenti solli sensin e tij te humorit per skandalin per frekuentim prostitutash nga agjentet e sherbimit sekret.

Dua ta sqaroj se kenaqem ne darka te tilla. Ne fakt isha pergatitur per te folur me gjate por duhet te kthehem qe Sherbimi Sekret te jene ne baze brenda orarit qe i kemi caktuar.

Shoqata e korrespondenteve te Shtepise se Bardhe u themelua ne vitin 1914 si ure lidhese mes shtypit dhe presidentit. do president qe nga koha e Presidentit Calvin Coolidge ka marre pjese ne darken e pervitshme. Nje numer gazetaresh u nderuan ne darken e sivjetshme per kontributin ndaj profesionit te tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›