"Darka e gabuar", gati premiera ne TK
Ne konferencen e djeshme per shtyp, regjisori Fatos Haxhiraj beri me dije se premiera shtyhet per ne daten 15 maj, nga data 13 qe ishte parashikuar
Pergatitjet per vepren e dramatizuar sipas romanit te Kadarese "Darka e gabuar", jane ne perfundim e siper, edhe pse stafi ka lajmeruar shtyrjen e premieres per ne daten 15 maj, nga data 13 qe ishte parashikuar me heret. Nje kast i perzgjedhur aktoresh, si Artan Imami, Ndricim Xhepa, Bujar Asqeriu etj., nen drejtimin e regjisorit Fatos Haxhiraj, dolen dje ne nje konference per shtyp para mediave, ku bene me dije te tjera detaje. Ndricim Xhepa, i cili rikthehet ne skene pas "Xhaxha Vanjes", ne rolin e gjermanit, tha dje: Vendosa te kthehem sepse eshte fat i madh per mua te luaj ne nje veper te Ismail Kadarese. Pastaj shoqerohet me dramatizimin qe eshte kryer nga vete regjisori Fatos Haxhiraj, qe rikthehet ne teater pas 20 vitesh. Nga ana e tij, Artan Imami, qe interpreton hetuesin, eshte shprehur se do te kete emocione, pasi rikthehet pas 10 vitesh ne skenen teatrore. Te tjere aktore te njohur te skenes dhe ekranit jane Bujar Asqeriu, Ahmet Pasha, Naun Shundi, Anastas Kristofori, Mehdi Malkaj, Guri Koco, Marjana Kondi, Erjona Kakeli, Pirro Malaveci, Andon Qezari, Merkur Bozgo, Sokol Angjeli, Bajram Dosti, Gjergji Mena, Dritan Borici, Marsiaz Lila dhe Anil Frasheri. Skenografia vjen si realizim nga Taulant Pustina, kompozitor eshte Ardit Gjebrea, produksioni muzikor mban firmen e Shpetim Saracit, ndersa kostumografia eshte realizuar nga Durim Neziri. Vete regjisori Haxhiraj ka pohuar se kete veper e ka perzgjedhur per idete qe ka dhe per faktin se kur e kishte lexuar per here te pare, kishte pare shume personazhe qe mund te viheshin ne skene. Sipas tij, romani ka nje nderthurje interesante mes komikes, tragjikes dhe ironise. "Kadare eshte me te vertete shekspirian", eshte shprehur regjisori. Ngjitja ne skene e romanit te dramatizuar te Kadarese, ngjall kuriozitet per t'u pare edhe per faktin e thjeshte se lenda baze mban emrin e shkrimtarit te madh, sipermarrjet me veprat e te cilit jo rralle nuk kane mundur te realizohen ashtu sic kane premtuar regjisoret. Jane krijime me nje strukture jo te thjeshte krijimi dhe te thelle psikologjikisht, te veshtira per t'u harmonizuar ne veprime dramatike apo filmike. I bazuar ne nje ngjarje te vertete, per te cilen jane dhene interpretime te ndryshme, Ismail Kadare ben "autopsine" jo vetem te qytetit, por sidomos te periudhes historike te fillimit te vendosjes se diktatures komuniste, ketij mashtrimi te madh, viktime e te cilit jane ne radhe te pare intelektualet. Ngjarjet ndodhin ne Gjirokaster ku jeton dhe punon doktor Gurameto i madh, kirurg i qytetit, i cili ka studiuar ne Gjermani. Pararoja e trupave gjermane qe futen nga Greqia per te pushtuar Shqiperine, qellohet nga komunistet. Si rrjedhoje qyteti bombardohet dhe ne vazhdim merren peng 80 civile. Doktor Gurameto i madh fton per darke komandantin nazist, Fritz Von Shvabe qe ka qene dikur shok shkolle me te. Ne perfundim te Darkes pengjet lirohen dhe doktor Gurameto shihet si hero ne syte e disave, shpetues i qytetit dhe si armik, ne syte e te tjereve. Kjo Darke u be e "Gabuar" pasi fatalisht percaktoi kthesen ne jeten e doktorit. Fatkeqesisht, akoma edhe sot, ne nuk jemi ndare nga ajo e kaluar e hidhur. Me qindra jane viktimat te cilet ende nuk kane nje varr ....