Gati strategjia per kulturen, se shpejti kalon ne parlament
Sipas kryetarit te grupit te hartimit te strategjise, ky dokument do t'u kaloje paraprakisht edhe grupeve te interesit, artisteve
Draft strategjia per kulturen, ne te cilen hidhen ide, bazat e zhvillimit ne fushat kryesore te artit dhe kultures, muzikes, artit te shkruar, kinemase, arteve vizive, e per te cilen eshte punuar per gati 2 vjet, pritet te kaloje se shpejti ne parlament per miratim. Per kete arsye, dje eshte mbledhur ne nje takim grupi hartues i kesaj strategjie, qe kryesohet nga Mark Marku. Ne nje prononcim per mediat, pas Forumit te debatit "Politikat Kulturore dhe Strategjia e Kultures", organizuar nga shoqata "Miqte e Muzikes", Marku pohoi se "strategjia e kultures eshte dokumenti baze mbi te cilat ndertohen te gjitha politikat kulturore dhe institucionale ne Republiken e Shqiperise, si dhe legjislacioni dhe te gjitha reformat ne sistemin e kultures". Nderkaq, ne date 26 maj, ky dokument do t'u shperndahet te gjithe artisteve, te cilet preken nga keto politika. "Kjo strategji perben nje koncept te ri per kulturen, per statusin e artistit si dhe per industrite kulturore", tha Marku. Sipas muzikantit Vaso Tole, strategjia eshte nje dokument shume i rendesishem, shume i mirepritur jo vetem per institucionet artistike dhe kulturore, por ne menyre te vecante edhe per artistet, krijuesit dhe ne pergjithesi per ata qe merren me menaxhimin e artit, pasi permes ketyre dokumenteve hidhen hapa perpara edhe per nje pozicion akoma me te mire te rolit dhe te statusit te artistit ne shoqerine shqiptare. Mesohet se per kete strategji eshte marre mendimi jo vetem i grupeve te interesit, por edhe i specialisteve europiane te hartimit te strategjive, ne perputhje me standardet perkatese. Marku shtoi gjithashtu se jane te gatshem dhe mirepresin sugjerime dhe opinioneve me shkrim ne lidhje me kete draft, ne menyre qe te perfaqesohen sa me mire grupet e interesit. Nga ana tjeter, Vasil Tole, foli edhe per historikun e perpjekjeve te bera edhe me pare, ne lidhje me politikat kulturore dhe me angazhimin e gjithperfshirjen e forcave me te mira krijuese, akademike e perfaqesuese te artit shqiptar, ne pergatitjen e botimit mbi politikat kulturore. Diskutime te tjera pati edhe nga regjisori Vladimir Prifti, Shaqir Rexhvelaj, Petrit Malaj, Rudina Ciko, Mimoza Sofroni, Bardhyl Londo etj., ne diskutimet mbi politikat buxhetore ne art dhe sfidat e decentralizimit apo ne ate te te drejtave te autorit perballe globalizimit dhe dixhitalizimit te kultures.