E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Darka e gabuar", për në skenën e TK

Nuk ka humbur kohe regjisori dhe dramaturgu Fatos Haxhiraj per te filluar punen me dramatizimin e romanit “Darka e Gabuar” te shkrimtarit Ismail Kadare. Pak dite pas shpalljes si fitues nga bordi i teatrit ai ka mbledhur te gjithe aktoret qe do te jene pjese e ketij dramatizimi duke pare ne sy edhe riskun qe mbart cdo dramatizim i nje vepre qe eshte lexuar dhe pelqyer shume. Ne kastin e aktoreve spikasin emra te njohur te skenes dhe teatrit shqiptar Ndricim Xhepa, Artan Imami, Bujar Asqeriu, Pirro Malaveci, Mehdi Malkaj.

"E solla sepse atje ka personazhe qe mund ti krahasosh me veprat e Shekspirit. Per shembull finalja e doktorit eshte, si ta them une, njesoj si finalja e mbretit Lir", ben te ditur Fatos Harxhiraj, dramaturg.

Projekti duket se ka siguruar qe ne fillese mbeshtetjen e aktoreve pasi vete vepra sic shprehet Ndricim Xhepa eshte nje veper qe ka ngjallur kureshtje dhe admirimin e lexuesve por edhe eshte e pershtatshme per tu dramatizuar apo edhe per tu bere film. "Eshte nga veprat me nje prekshmeri te dallueshme e cila jep mundesi dhe regjisoriale dhe aktoriale", tha aktori Ndricim Xhepa.

Nderkaq kjo veper si dhe ftesa e Fatos Haxhirajt kane bere qe edhe nje aktor si Artan Imami prej shume vitesh larg skenes se teatrit ti afrohet asaj pikerisht si nje prej protagonisteve te ketij projekti ambicioz.

"Nuk jam ngjitur ne skene se nuk kam qene afer skenes. Vendosa te kthehesha, se eshte nje fat i madh per mua te luaj nje veper te Ismailit, aq me teper qe eshte nje kenaqesi e pafund qe do punoj me Fatos Haxhirajn", u shpreh aktori Artan Imami.

“Darka e gabuar” pritet te ngjitet ne skene ne maj me skenografine dhe kostumet e Blagoj Micevskit ne kuader te festivalit te drames shqipe. Deri atehere jo vetem publiku por edhe vete shkrimtari Kadare do te presin rezultatet e nje dramatizimi qe jo gjithmone mund te jete i suksesshem pavaresisht peshes dhe forces qe ka ne vetvete vepra.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›