E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule në Tiranë: Ngërçi politik, pengesë për integrimin evropian

Ngërci politik mund të pengojë integrimin evropian të Shqipërisë. Kështu u shpreh komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fule gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Sali Berisha. Fule ripërsëriti apelin e tij për politikën shqiptare, duke u shprehur se liderët duhet ta trajtojnë këtë sfidë, sic e quajti ai, në mënyrë konstruktive dhe me frymën e BE. Përsa i përket heqjes së vizave, Fule tha se vendi ynë ka lëvizur në drejtimin e duhur, duke bërë disa përparime, por kriteri i parë i vlerësimit do të jetë situata aktuale politike.

• Fule takim me presidentinTopi
• Fule takim me kryesocialistin Rama

“Në lidhje me liberalizimin e vizave ju keni lëvizur në drejtimin e duhur. Shqipëria ka bërë shumë përparim kohët e fundit në vënien në jetë të udhëzimit. Dhe kolegët e mi do të paraqesin vlerëismin për Këshillin e Evropës dhe Parlamentin Evropian që të punojë mbi bazën e tyre, pra, të vlerësimit. Kriteri i parë i vlerësimit duhet të jetë situata aktuale politike, debati politik që zhvillohet sot në Parlament. Një Parlament tërësisht funkisonal është themelor në funksionimim e demokracisë. Nëse ngërci politik vazhdon, kjo me të vërteët mund të pengojë Shqipërinë për arritjen e standardeve të pritshme nga një vend që ka aplikuar për në BE. Parlamenti është vendi për dialog dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Bojkotet parlamentare nuk kanë vend në politikën demokratike si praktika që zbatohet në BE. Rruga në të ardhmen do të udhëhiqet nga dy parimet kryesore demokratike, respekti për Kushtetutën dhe transparenca. Në interes të vendit të tyre dhe prespektivës së itnegrimit, udhëhqeësit politik të Shqipërisë duhet ta trajtojnë tani këtë sfidë në mënyrë konstruktive dhe me frymën e BE”, deklaroi Fule.

Lidhur me pyetësorin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë, Fule tha se përmbushja e tyre është fakt kuptimplotë për zhvillimin në këtë vend, por krahas vlerësimit të opinionit tha ai, në fokus do të jenë dhe veprat konkrete të bëra nga Shqipëria. Ndërkaq, më herët Fule është takuar me kreun e shtetit Bamir Topi, ndërsa do të takohet dhe me kryeparlamentaren Topalli dhe kreun e Partisë Socialiste Edi Rama.

Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e premte , 19 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›