E Shtunë, 31 Tetor 2026

Darka me Mehmet Shehun 5 ditë para vetëvrasjes

Mine Guri, ish-deputete dhe zv.kryetare e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Aktualisht, pensioniste. Foto të realizuara në shtëpinë e saj

Nga tornitore, në nënkryetare Kuvendi. Mine Guri ka qenë ndër funksionaret më të njohura në dy dekadat e fundit të komunizmit, por më e panjohura për sekretet që di rreth ish-udhëheqjes. Sekretare e Parë e Partisë së Punës së Shqipërisë në Kuçovë dhe Berat, deputete nga viti 1970-1990, e para femër nënkryetare e Presidiumit të Kuvendit Popullor për 8 vjet, por edhe nënkryetare e Kryesisë së tij, Mine Guri foli dje për herë të parë në gazetën Panorama. Rrëfimi nisi që nga migrimi si fëmijë nga Frashëri në Tiranë, punën si tornitore në uzinën Enver Hoxha, martesën me aviatorin Kadri Guri në Lushnjë, transferimin në Kuçovë e Berat si gruaja partiake më e pushtetshme, e deri te opinionet e saj për modën dhe sjelljen e kolegeve dhe grave të ish-udhëheqjes në Bllok. Një ndalesë të veçantë ajo bëri te ish-kryeministri Mehmet Shehu, me të cilin ka pasur një debat vetëm pak ditë para se të vetëvritej. Për dëshmitaren tonë, Mehmet Shehu nuk është as mik e as armik, por: Do ti thosha vetëm Iu prehtë shpirti në paqe, siç ia kam thënë me kohë. Me Fiqreten kam shkuar më mirë sesa me Mehmetin, se ky ishte më zevzek. Ishte kërkues dhe, për hir të së vërtetës, e njihte shumë mirë ekonominë dhe nuk e gënjeje dot. Vetëm se herë-herë ishte shumë brutal. Të bënte për ujë të ftohtë dhe vetëm kur e shihte se je dorëzuar, të merrte me të mira. Këtu nis rrëfimi për Mehmet Shehun, por nuk duhet humbur dhe ajo që vjen më pas…

…vijon nga numri i kaluar

… Vetëvrasje apo vrasje?
Vetëvrasje, jam e bindur.
Pse?
Dy herët e fundit që e kam takuar shokun Mehmet nuk ishte mirë mendërisht. Nuk e kisha parë kurrë ashtu. Erdhi në Kuçovë dhe Berat, më 28 nëntor të vitit 1981. Ishte e shtunë, u takuam në Kuçovë. Të nesërmen do të merrte në analizë vendimet e Kongresit të Tetë të PPSH-së, në Berat. Që në momentin që e pashë duke zbritur atë pasdite te Shtëpia e Pritjes në Qytetin Stalin (Kuçovë), e kuptova që diçka nuk shkon. Ndryshe nga herë të tjera, po udhëtonte pa eskortën e tij. Ishte vetëm me shoferin dhe truprojën Ali Çeno. Kur e takova shokun Mehmet, ai ishte krejt pa humor dhe më foli rëndë, me dyshime, pa më parë në sy. Pa më përshëndetur, më pyeti direkt se ku është kryetari i degës së Punëve të Brendshme të Beratit. I tregova se ai ka shkuar në Vlorë për të vendosur bustin e Hysni Kapos, por në zyrën e degës janë çunat e tjerë. Çuna?! Çjanë këta çuna, më pyeti ai gjithë nervozizëm dhe unë me shpejtësi i tregova që janë zëvendësuesit e kryetarit të Degës, sepse ai duhej të shkonte patjetër në Vlorë, ngaqë ishte nipi i Hysni Kapos. Kur i thashë kështu, sikur u qetësua pak, por sërish zëri ishte i ashpër dhe aspak dashamirës. U largova nga ai dhe, teksa po kaloja pranë makinës së tij, hodha sytë brenda. Në sedilje ishin dy automatikë. Nuk i kisha parë armë herë tjetër. U largova e mërzitur, e menduar, por edhe paksa e fyer. U takuam sërish në darkë, por edhe gjatë mbrëmjes po njësoj. Më kërkoi ti tregoja programin. Ia tregova dhe ai as fliste fare. Më në fund tha një mirë. Atëherë i kërkova që ta shoqëroja për të nesërmen, por ma preu shkurt jo. Mu duk se nuk kishte kuptim të rrija më dhe u bëra gati të largohesha. Në atë çast, nuk e di se si ia dha mendja dhe më ftoi për darkë aty, në Shtëpinë e Pritjes. Ndryshe nga çpandehja, ai filloi të hante bukë misri. Po përtypej fort dhe më tha: E shikon ti se si ha unë? Si qen, ha. Unë ngela e habitur dhe i kërkova të mos e quante veten ashtu. Me erdhi keq vërtet që e quajti veten ashtu. Fola dhe pak momente me fjalë të ëmbla, por duket se asnjë nga ato nuk bëri punë. Shoku Mehmet u bë me nerva dhe, duke më lënë fjalinë në mes, thirri me inat një punonjëse të shërbimit dhe i bërtiti duke e sharë.
Pse e shante?

Nga e djathta, Gogo Nushi, Vito Kapo, Haxhi Lleshi, Nexhmije dhe Enver Hoxha, Mine Guri dhe tre valltare, më 22 tetor 1969. Foto, në dhomën karakteristike beratase të Muzeumit

Sipas shokut Mehmet, ajo nuk i kishte dhënë për të pirë ilaçet, siç ia kishte lënë ai porosi. Por ajo në fakt ia pati dhënë para darke, në orarin që i kishte thënë shoku Mehmet, madje në dorë. Këtë gjë ia pohova dhe unë. Vetëm atëherë e la të qetë punonjësen dhe i tha të largohej, edhe pse sërish nuk dukej i bindur. E njëjta situatë tensioni vijoi edhe të nesërmen. Ishte e diel pasdite. U mblodhëm në Berat dhe do të analizonim dhe zbërthenim vendimet e Kongresit të Tetë të PPSH-së. Të gjithë hapën blloqet për të mbajtur shënime se çfarë do të thoshte shoku Mehmet, por thuajse ato ngelën bardhë. Mbledhja mbaroi shpejt dhe kaluam te hotel Turizmi në darkën e përgatitur me këtë rast, si dhe për Pavarësinë dhe Çlirimin e vendit. Ashtu qejfprishur po rrinte në darkë dhe nuk po guxonte njeri që ta ngacmonte, por unë nuk durova. Shoku Mehmet, qyteti është pa ujë. Ai, sikur të mos kishte qenë fare aty, filloi të fliste për gjahun: Jemi ngjitur deri në Rroshnik, duhet të shkojmë për gjah deri në majën e Tomorrit. U skuqa nga turpi, por nuk e lashë me kaq dhe iu ktheva sërish: Shoku Mehmet, mua më vjen turp që tu dal përpara. Ju lutem, të bëjmë diçka që të sjellim ujin e Bogovës këtu. Ishte sërish sikur të flisje me ajrin. Ai fliste me të vetën dhe në fund më foli ashpër: Shoqja Mine, do të më lësh rehat ti apo jo. Në ato momente, nuk e di se si më shtohej çdo moment guximi dhe e kundërshtova dhe unë ashpër: Jo vetëm që nuk do tju lë rehat, por do tju vij që nesër edhe në zyrë. Populli nuk ka ujë. Po thahen bimët, po thahen dhe njerëzit. Të marrim ujë nga Bogova. Ju jeni dhe dhëndër Berati. Vazhduam dhe pak çaste kështu. Ai më thoshte se mungojnë paratë e unë këmbëngulja se paratë të popullit janë. Nuk iu ndava për çerek ore dhe, pasi më paralajmëroi 3 herë që nëse nuk do ta lija këtë bisedë do të ikte, iku vërtet. Iu turra nga pas dhe e luta që të kthehej, por më kundërshtoi. I kërkova ta përcjell, prapë më kundërshtoi. I thashë të njëjtën gjë edhe për nesër, vetëm ma preu shkurt jo. Megjithatë, bëra çbëra, unë ia mora ujin për Beratin.
Domethënë u pajtuat?
Ne u takuam edhe një herë një javë më pas, më 13 dhjetor 1981. Më duket 5 ditë para vetëvrasjes. Vetëm pak minuta, sa e falënderova për ujësjellësin, por gjendja e tij mendore ishte e njëjtë. U fut në Shtëpinë e Pritjes në Qytetin Stalin (Kuçovë) dhe aty mbylli dritaret me perde të errëta. Nuk e ngacmova më, pasi unë kisha marrë çfarë doja për popullin e Beratit. Që të nesërmen e sherrit në Turizmin e Beratit, më telefonoi Adil Çarçani. Ai ishte zëvendëskryeministër në atë kohë. Fillimisht më tha se pse i jam ankuar dhe e kam mërzitur shokun Mehmet. Si e zënë në faj, i tregova që kemi ngelur pa ujë, por në asnjë moment nuk kam dashur ta mërzis shokun Mehmet. Përkundrazi, isha përpjekur që ai të ndihej sa më mirë. Do të vij vetë ta rregulloj këtë punë nesër. Në orën 5 do të jem aty me projektuesit. Do të sjellim projektin dhe uji do të merret nga Bogova. Paratë do të merren nga sektori i naftës. E zgjidhëm dhe këtë punë shoqja Mine, mos i mërzit më kot shokët, kështu më tha shoku Çarçani dhe kështu u bë. Të martën, në orën 5 pasdite, ai ishte në Berat, bashkë me projektin e ujësjellësit. Atë ujë ka edhe sot Berati. Ai falënderim ka qen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›