Duhet amnisti partiake dhe politike në PS dhe opozitë

Fatmir Xhafaj, sekretari Juridik në PS me kryetarin Edi Rama
Sekretari Juridik i Partisë Socialsite, Fatmir Xhafa, komenton qëndrimin e kryeministrit Berisha për raportin e OSBE/ODIHR për të cilin thotë se, nëse kreu i ekzekutivit do ishte i sinqertë kur e quan raportin objektiv, do pranonte të vërtetën e Tiranës dhe do shpallte zgjedhje të reja, pasi të bëhej reforma zgjedhore.Sipas tij, ndërkombëtarët duhet të organizojnë zgjedhjet në Shqipëri, përfshi këtu edhe prezencën e tyre fizike në administrimin e procesit. Në një intervistë për gazetën Panorama, ai flet edhe për ndryshimet kushtetuese dhe marrëdhëniet e PS-së me Parlamentin.
Raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale te 8 majit tashmë është bërë publik. Kryeministri Berisha e vlerësoi i pari raportin si objektiv. Opozita, në të kundërt, e konsideroi si realist dhe shumë kritik. Si e gjykoni ju këtë raport?
Raporti është një pasqyrë e trishtuar ku të gjithë ne, por kryesisht qeveria, mund të shohë të vërtetën e hidhur dhe tronditëse se në Shqipëri është shkatërruar themeli i demokracisë, vota e lirë, se në Shqipëri nuk është ende e mundur të ketë zgjedhje të ndershme dhe të lira, se sot Shqipëria drejtohet jo vetëm nga një qeveri me legjitimitet të cunguar, por dhe Tirana drejtohet nga një produkt klonimi qesharak që ju dha mandati në dorë si një fëmije të lindur nga babai i tij politik. I gjendur përballë këtyre akuzave të ashpra, Berisha nxitoi të jetë i pari që ta konsideronte raportin objektiv dhe pastaj, t´i quante zgjedhjet si te suksesshme, sepse ato ishin konkuruese dhe transparente. Të thuash se zgjedhjet ishin konkuruese, do të thotë që në të kundërt, ato të mos ishin pluraliste. Pra, të kishte vetëm një subjekt konkurues ose më së shumti, t´i përkisnin një spektri të vetëm politik. T´i konsiderosh zgjedhjet e suksesshme mbas 20 vjetësh pluralizëm, sepse ato ishin konkurruese standardi minimal i Kartës së Kopenhagës këtë vetëm Saliu, Lukashenko dhe Gadafi mund ta thonë. Saliu është i vetmi drejtues në planet që konsideron arritje të demokracisë faktin që, veç tij, në garë kishte dhe parti të tjera. Për mentalitetin e tij diktatorial, kjo ngjan e mjaftë.
Po kështu, sipas tij, zgjedhjet ishin të suksesshme sepse raporti i ka konsideruar ato transparente!!. Si mund të mos ishin transparente këto zgjedhje, të vëzhguara hap pas hapi edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë, deri në pikën që edhe numërimi i votave për Tiranën u bë nën sytë dhe mëngët e përveshura të ambasadorëve të akredituar në Tiranë? Problemi shtrohet se si u trajtua kjo transparencë, si u injorua dhe dhunua ajo nga kryeministri që grabiti mandatin e Tiranës. Këtë detaj thekson raporti që, me gjithë transparencën publike të zgjedhjeve, qasja e kryeministrit ndaj votës është edhe më e rrezikshme. Opozita, faktori ndërkombëtar dhe media e lirë ishin faktorët që garantuan transparencë dhe që e bënë procesin e dhunimit të votës një fakt të kryer dhe vetë kryeministrin, një grabitës që grabit ditën me diell, edhe para syrit të kamerave, mu në sy të qytetarëve, mu në sy të ndërkombëtarëve.
Edhe një detaj më shumë. Saliu e quajti raportin objektiv. Ju pyes, a ka pasur ndonjë raport të ndërkombëtarëve që ky pehlivan i fjalës e ka quajtur ndryshe? Qeverisja e tij konsiderohet e korruptuar, e paaftë, jo demokratike, konsiderohet se ka krijuar kulturën e pandëshkueshmërisë dhe, megjithatë, me qasjen e tij servile ndaj kujt nuk e ka nën hyqëm, me premtimin e gënjeshtërt se do të angazhohet personalisht për ndryshimin e situatës, Saliu është i pari që del dhe përshëndet secilin raport (Mos u çudisni që po tia dojë puna për të ruajtur karrigen e tij, ky njeri të dalë sot e të lavëdrojë si objektive edhe kabllogramet e sapodala të Wikileaks-it, paçka se në to e kanë cilësuar si: vrasës njerëzish, shpërdorues të pasurisë publike e deri mendjelehtë, mburravec, euforik etj. epitete sa të dhimbshme aq edhe qesharake!!)
Nëse do ta kishte të vërtetë këtë pohim raporti është objektiv Saliu duhej të bënte të parin gjest ndershmërie. Të kërkonte falje publike, të pranonte rezultatin final e të vërtetë të Tiranës dhe të jepte garanci të qarta se nuk do të afrojë vullnetin e tij të pandryshuar politik për të shkatërruar sistemin e zgjedhjeve, institucionin e zgjedhjeve. Për këtë do të duhej të përcaktonte si rrugëdalje të vetme nga situata, vendimin për çuarjen e vendit në zgjedhje të reja menjëherë sapo të përfundonte një reformë e ndershme zgjedhore.
Por këto qëndrime janë të pamundura të mbahen nga një njeri që vesin e quan virtyt dhe grabitjen e votës, fitore në zgjedhje. Të mendosh të kundërtën për Saliun, është naivitet.
Kjo do të thotë se ju nuk do të duhet të bashkëpunoni me maxhorancën për reformën zgjedhore ?
Jo, nuk doja të thosha një gjë të tillë, saktësisht mendoj të kundërtën. Vendi ka nevojë të dëshpëruar për një reformë reale, të ndershme, politike dhe profesionale zgjedhore. Madje, një gjë e tillë duhej të kishte ndodhur që mbas zgjedhjeve të manipuluara të 2009-s. Në fund të vitit të shkuar, PS-ja, strukturat politike dhe juridike të saj përgatitën një paketë propozimesh për reformën. Pati një mori arsyesh pse reforma nuk u inicua. Si puna e kambanave që nuk binin në fshat. Së fundmi, sepse nuk kishte fare kambana, domethënë, nuk kishte vullnet për të bërë reformë nga PD-ja, sa kohë që ata me vullnet të plotë po përgatisnin masakrën elektorale në të gjithë Shqipërinë dhe kryesisht në Tiranë. Për të qënë i drejtë, edhe në vendimmarrjen politike të PS pati momente hezitimi dhe paqartësie në këtë pikë për ti bërë publike e për të luftuar për implementimin e tyre, duke kushtëzuar në kohë e me propozime konkrete pjesëmarrjen në zgjedhje. Ky hezitim ishte edhe më i dukshëm nga prezenca e OSBE-së në Tiranë, që thjesht, së paku, nuk kreu misionin për të cilin ndodhet këtu.
Realisht, reforma zgjedhore duhet të marrë në konsideratë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të vitit 2009 dhe 2011, çka do të thotë se nuk mund të jetë thjesht e vetëm një ndryshim Kodi Zgjedhor. Ajo duhet të mirëpërcaktojë deri në detaje garancitë ligjore dhe infrastrukturore që do të minimizonin abuzimin e pushtetit me votën veçanërisht në procesin e votimit (listat e zgjedhësve, identifikimin e votuesve) dhe gjatë numërimit (numërimi elektronik), ndryshime thelbësore në procesin e administrimit e ankimimit, si dhe saksionimin e auditimit të hetimit postzgjedhor të procesit, pjesëmarrjen dhe garancinë e votës së emigrantëve në procesin e votimit etj.
PS-ja e konsideron dhe do ta konsiderojë kontributin e saj në këtë proces si një detyrim politik dhe moral të saj për të garantuar demokracinë si sistem në Shqipëri dhe si një vijimësi të aksionit që ka nisur që me krijimin e saj dhe që është përshkallëzuar në këto dy vitet e fundit. Me protestat për votën e lirë e deri me gjakun e derdhur më 21 janar, po mbi pllakat e atij Bulevardi në të cilën PS ka luftuar me uri. Angazhimi në këtë proces nuk është thjesht çështje e vullnetit të PS-së, ai është detyrimi i saj sublim për votën dhe demokracinë, për fatet e sotme dhe të nesërme të vendit. Ky angazhim nuk është bashkëpunim me Sali Berishën, por kontribut special dhe i pazëvendësueshëm për të garantuar sistemin.
Dëshiroj të nënvizoj edhe një element tjetër, që duhet të merret parasysh në të gjithë procesin. Diferencën e vullneteve të palëve që do të përfshihen në të. Nëse ne mendojmë se si të përmirësojmë kuadrin zgjedhor aktual, Sali Berisha do të mendojë se si ta shkelë atë. Kjo është