E Shtunë, 31 Tetor 2026

Darkojnë së bashku

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 10:47

Cheryl dhe Ashley Cole janë duke planifikuar që të “darkojnë me familjet e tyre”, ka shkruar gazeta “The Sun”.

Ish-çifti, të cilët po planifikojnë një të ardhme së bashku, shpresojnë që të afërmit t’ua japin bekimin për një lidhje të re gjatë darkës.

“Cheryl dhe Ashley e kanë bërë këtë marrëveshje – por ata kanë nevojë që të darkojnë me familjet e tyre për t’i qartësuar disa gjëra, sidomos familja e Cherylit”.

Në darkë pritet të marrin pjesë nëna Chezza dhe vëllai Garry, të cilët do të darkojnë me nënën e Ashleyit, Sue dhe vëllain Matthew në Essex.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›