E Shtunë, 31 Tetor 2026

VIP Java

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 10:53

IN
“Ende ka shpresë” -
Albumi “Ende ka shpresë” i Alban Skenderajt me Miriam Canin, që po shitet në të gjitha pikat e DigitAlb në Shqipëri dhe IPKO’s në Kosovë, për momentin është tepër “in” në tregun shqiptar. Çifti ka realizuar edhe spotin e këngës që është pritur mirë nga adhuruesit.

OUT
Elvana Gjata-
Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata nuk është duke u rehatuar me spote. Ajo është kritikuar për spotin e saj të fundit “Afër dhe larg”, të cilin e realizoi në Greqi. Eh... po mirë e kanë adhuruesit, pasi Shqipëria është me e bukur se Greqia.

Fituesja e javës
Eliza Dushku–
Aktorja shqiptare që jeton në SHBA, Eliza Dushku ka fituar nënshtetësinë shqiptare. Ajo këtë e kërkoi vetë dhe atë publikisht. Por, disa analistë nuk e lanë rehat Elizën, e cila po bën dokumentar për Shqipërinë. Por, nënshtetësinë ajo e festoj me Birra Korça.

Humbësi i javës
Ermal Fejzullahu–
Ermali më nuk është i favorizuari i durrsakëve. Pasi gati çdo natë ka mbajtur mbrëmje atje, Ermali në një mbrëmje kishte dështuar duke humbur shumë adhurues. Po, kështu është atëherë kur synoni të jeni fitues në çdo natë. Pusho pak, Ermal!

Hiti i javës
Ti pa mu s’mundesh–
Ende pa i realizuar klipin këngës së saj, Zanfina Ismajli e ka shndërruar në hit këngën “Ti pa mu s’mundesh”. Kënga është e stilit veror dhe adhuruesit në komentet e tyre kanë lavdëruar Zanfinën, por edhe dukjen e saj seksi, përderisa në vikend ajo e promovoi edhe klipin e këngës.

Thashethemja e javës
Lorik Cana–
Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe i ekipit Lazio ka qenë objekt i një thashethemeje të një gazete shqiptare. Thanë që ai është në lidhje me një angleze. Por, Loriku i siguroi çikat beqare se edhe ai është beqar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›