Dash Sula prezantohet si Kryeinspektor: Me Ramën kemi qenë përballë por jo armiq!

Dashnor Sula, ish deputet i Partisë Demokratike, ka bërë sot prezantimin zyrtar si Kryeinspektor i Përgjithshëm, pozicion që më parë e mbante Prefekti i ri i Tiranës Shlëlqim Hajdari.
Gjatë prezantimit, Sula është shprehur se, “me kryeministrin Rama kemi qenë përballë njëri-tjetrit, kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin si armiq”, ndërsa shtoi se, përkushtimi i tij do të jetë maksimal.
“Përkushtimi do jetë maksimal, edhe nga pikëpamja formale e orarit deri te ora që mbyllet dhe unë ju garantoj se do jem 24 orë për cdo problem që do ketë dikush për të informuar apo për të dhëna që duhet kontakt. Padiskutim edhe me ministren dhe kryeministrin. Gjej rastin në këtë moment sinqerisht, pavarësisht se me zonjën ministre dhe ish-kolegen Gjylameti dhe kryeministrin Rama kemi qenë përballë njëri-tjetrit, kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin si armiq, por për të çuar diçka më para për Shqipërinë. Për mua kjo detyrë nuk është privilegj, por një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe. Është një sfidë dhe një ‘dorashkë e hedhur’ për të përmbushur këtë mision”, deklaroi ndër të tjera gjatë prezantimit të tij Dashnor Sula.